Victoria Beckham heq dorë nga takat (FOTO)
Victoria Beckham ka vendosur të mos veshë taka më.
ShowBiz
Dizajnerja Victoria Beckham njihet për stilin e saj elegant dhe gjithmonë është parë me taka.
Por, ajo ka vendosur se nuk mund të vazhdojë më të dalë në këpucë të larta, transmeton lajmi.net.
Në fakt, doktorët ia kanë ndaluar Victorias të veshë taka qysh para pesë vjetëve, pasi ato po i dëmtojnë këmbët ndërsa tani ajo e ka marrë seriozisht këtë gjë.
Ajo ka treguar në një intervistë: “Nuk mund të qëndroj me taka më, definitivisht jo derisa jam duke punuar. Unë udhëtoj shumë dhe rrobat duhet të jenë të thjeshta dhe të rehatshme”./lajmi.net