Viber lanson një përditësim për Windows Phone 8

Viber Out është një tipar relativisht i kohëve të fundit nga Viber, aplikacionit VoIP të mesazheve dhe thirrjeve, që lejon përdoruesit të thirrin çdo numër, edhe nëse është celular apo telefon fiks edhe nëse nuk kanë Viber. Çmimi i shërbimit ndryshon në bazë të vendit ku bëni thirrje, por në përgjithësi është vetëm disa cent…

Auto & Tek

02/04/2014 15:31

Viber Out është një tipar relativisht i kohëve të fundit nga Viber, aplikacionit VoIP të mesazheve dhe thirrjeve, që lejon përdoruesit të thirrin çdo numër, edhe nëse është celular apo telefon fiks edhe nëse nuk kanë Viber.

Çmimi i shërbimit ndryshon në bazë të vendit ku bëni thirrje, por në përgjithësi është vetëm disa cent për minutë.

Përditësimi përfshinë gjithashtu mundësinë për të dërguar video mesazhe, të dërgoni fotografi të shumta për njëherë, dhe mbështetje për Bluetooth.

Viber ka bërë një shtytje të vonë për të përhapur aplikacionin në sa më shumë platforma dhe tregje që të jetë e mundur, me nisjen e Viber për Desktop, si dhe opsioni i ri Viber Out.

Kjo lejon Viber-in që të përhapë më shumë aplikacionin e tij, duke u dhënë përdoruesve më shumë liri për të thirrur këdo që dëshirojnë.

Windows Phone 8 është platforma e fundit që ka qasje në Viber Out, pasi që ky opsion tashmë është në dispozicion për iOS dhe Android.