Viagra mbron zemrën?

Një përbërës në Viagra jo vetëm që mund të rrisë kënaqësinë tuaj por gjithashtu mundet edhe të mbrojë zemrën tuaj, thotë një studim i ri.

Lifestyle

20/10/2014 19:02

Një trajtim afat-gjatë i përditshëm me Viagra mund të sigurojë mbrojtje për zemrën në faza të ndryshme të sëmundjeve të zemrës me disa efekte të dëmshme anësore, raportojnë hulumtuesit.

“Ne kemi gjetur se ky përbërës kryesor në Viagra mund të përdret në mënyrë të efektshme për të trajtuar disa pacientë me sëmundje të zemrës. Punime të mëdha klinike janë urgjentisht të nevojshme për t’i ndërtuar këto gjetje inkurajuese”, pohoi autori i studimit Andrea Isidori nga Universiteti Sapienza në Romë, Itali, transmeton Lajmi.net.

Fosfodiesterasa-5 (PDE5i) është përbërësi kryesor i Viagras dhe ilaçeve të tjera që përdoren zakonisht për të trajtuar mosfunksionimin e ‘ngritjes’ së penisit.

Blloqet frenuese të enzimës PDE5, parandalon relaksimin e indeve të muskujve të lëmuar. Kështu, për studimin, shkencëtarët kryen një meta-analizë të kontrolleve të bëra në mes të janarit 2014 dhe majit 2014, për të testuar efektivitetin e PDE5i në ofrimin e mbrojtjes kardiake, transmeton Lajmi.net.

Ata identifikuan 24 njësi të përshtatshme që përfshinin 1622 pacientë nga popullsi të përziera të cilët ishin trajtuar me PDE5i apo një placebo.

Për herë të parë, ata bënë një analizë paralele të efekteve frenuese mbi madhësinë dhe formën e zemrës, si dhe të performancës së saj.

Analiza tregoi se PDE5i pengoi zemrën që të rritet në madhësi dhe formë tek pacientët që vuanin nga hipertrofia ventrikulare e majtë – një gjendje e cila shkakton trashje të muskujve.

Frenuesi përmirësoi gjithashtu edhe performancën në zemër në të gjithë pacientët me kushte të tjera të zemrës pa efekte negative edhe në presionin e gjakut.