Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet po shkojnë mirë

Zgjedhjet e sotme janë duke u vëzhguar edhe nga mbi 80 përfaqësues të Bashkimit Europian. Shefi i Misionit Vëzhgues të BE’së, Roberto Gualtieri, gjatë vizitës së tij në qendrën e votimeve në Fakultetin Filologjik, ka thënë se deri më tash gjithçka është duke shkuar mirë.

Lajme

08/06/2014 11:55

Ai ka theksuar se vëzhgimi është duke u kryer nga ata, si dhe shpreson që prezenca e tyre do të ndikojë në mbarëvajtje fer dhe korrekte të zgjedhjeve.

Gualtieri, po ashtu, ka njoftuar se nesër do të dalin edhe me një deklaratë në një konferencë për shtyp.