Vezë të ziera të shoqëruara me kos

Servirini vezët e ziera me kos dhe hudhra për t’i bërë akoma më të shijshme. Një recetë e lehtë në përgatitje që mund ta shërbeni për mëngjes...

Lifestyle

26/11/2017 09:05

Përbërësit:

350 gr kos

6 vezë

3 thelpinj hudhër

1 lt ujë

1 lugë gjelle uthull

1 lugë çaji kripë

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaji spec i kuq (paprika)

Përgatitja: Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë. Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe një lugë çaji kripë. Vendosni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë.

Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për një minut. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatëë për servirje.

Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë. /Lajmi.net/