Veza është ushqimi më i mirë në botë, disa kuriozitete që duhet t’i dini – Lajmi.net
Veza është ushqimi më i mirë në botë, disa kuriozitete që duhet t’i dini
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:52, 3 April 2018
Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe jo pa arsye! Pavarësisht përmasave të saj (ajo përmban një sasi të madhe substancash ushqyese themelore për shëndetin tonë.

E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të madhe proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Pavarësisht të mirave ushqimore që ka veza, këto mund të prishen dhe të japin efekt të kundërt nëse ajo nuk është ruajtur në kushte të mira (në temperaturë të ulët), nëse pula nuk është e vaksinuar si dhe nëse dikush ka alergji prej saj. Por cilat janë përfitimet nga konsumimi i vezës?

1. Përmirëson përqendrimin

Ushqyerja e mirë ndikon drejtpërdrejtë në aftësinë e fëmijës suaj për të mësuar. Kërkimet kanë treguar se konsumi i një mëngjesi të mirë dhe të ekuilibruar përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen e fëmijës, aftësitë e tij në matematikë dhe rezultatet në provime. Nisja e ditës me një mëngjes të shëndetshëm që përfshin dhe vezët, i jep organizmit tuaj dhe të familjes suaj pikërisht vaktin e balancuar. Kjo sepse pothuajse të gjithë substancat ushqyese themelore që i duhen trupit tuaj gjendet te veza. Veza është e mbushur me 14 ushqyes themelorë dhe vetëm 5 gram yndyrë e 70 kalori.

Shije

Veza ka shije shumë të mirë, por nëse nuk ju pëlqen, ka një mijë mënyra për ta futur në receta gatimi dhe ti përshtaten shijeve të secilit.

Menaxhim i peshës

Proteina që ndodhet në vezë mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke i kontrolluar vlerat me të cilat trupi juaj thith kaloritë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një mëngjes me bazë veze ka të njëjtat kalori si një mëngjes me bazë gjevreku. Ata që hanin vezë në mëngjes, konsumonin 163 kalori më pak në drekë, kishin më pak uri dhe në harkun kohor të 24- orëve, konsumonin 418 kalori më pak. Kur mundoheni të menaxhoni peshën tuaj, zgjidhni ushqimin që ju jep maksimumin e vlerave ushqyese për minimumin e kalorive. Veza është e rëndësishme për ata që po mundohen të bien në peshë sepse ka 14 substanca themelore ushqyese dhe përmban vetëm 70 kalori.

Zhvillon trurin

Veza i jep energji trurit. Kolina, substancë që gjendet tek e verdha e vezës, nxit zhvillimin dhe funksionin e trurit. Kolina njihet si një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë, por nuk prodhohet dot nga trupi ynë në sasitë e duhura, është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Mjaftojnë dy vezë për të marrë sasinë e nevojshme ditore të kolinës për organizmin tonë.

Mbron sytë

Vezët ndihmojnë për të mbajtur sytë të shëndetshëm. Luteina dhe zeaksantina që ndodhen në të, i mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë dhe dielli. Këta dy antioksidantë mbrojnë nga degjenerimi i makulës për shkak të moshës (shkaku kryesor që çon në rënie ose verbim në njerëz mbi 65 vjeç) si dhe ul rrezikun për kataraktë.

Energji që zgjat

Futja e vezëve në vaktet tuaja, ndihmon në furnizimin me energji dhe ngopjen tuaj duke evituar kështu urinë dhe ngrënien pa orar. Proteina është substance më ngopëse dhe kontrollon vlerën me të cilën trupi thith kaloritë. Një vezë përmban 6gram të proteinës më cilësore dhe ndodhet si tek e bardha edhe tek e verdha, por që të përfitoni plotësisht duhet ti konsumoni të dyja. Veza është një nga ushqimet e pakta që kanë proteina komplete. Një proteinë komplete i ka të nënta aminoacidet themelore (esenciale) që trupi juaj nuk i prodhon dot. Aminoacidet quhen ndryshe tullat ndërtuese të trupit sepse formojnë proteinat dhe rrjedhimisht janë jetësore për trupin dhe shëndetin e tij. Përveç energjisë (kalorive) që i japin trupit, proteinë është themelore për ndërtimin dhe riparimin (korrigjimin) e indeve të dëmtuara si dhe mbajtjen e trupit të fortë dhe të shëndetshëm. Muskujt, organet, lëkura, flokët, madje dhe antitrupat, enzimat, hormone janë të gjitha të përbëra nga proteinat. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mbajtjen e ekuilibrit të lëngjeve si dhe ruajtjen e metabolizmit.

Multivitaminë

Ka vetëm 70 kalori dhe plot 14 ushqyes esencialë dhe përveç kësaj, konsumi i vezës është si të merrni një tabletë multivitaminike natyrale.

Praktike

Vezët janë lëndë e parë në shumë shtëpi. Me vezët në frigorifer gjithmonë mund të sajohet një vakt i shpejtë, i shijshëm dhe i ushqyeshëm. Kombinojini vezët me ushqime të tjera që mund tju kenë ngelur nga vakti paraardhës, pak kreativitet dhe mund të bëni omleta, frittata etj. Fatmirësisht, natyra na i ka dhënë vezët në porcione të gatshme, secila në zhguallin e vet.

Freski

Freskia e ushqimit që konsumoni është shumë e rëndësishme dhe për vezët në veçanti. Vezët pasi mblidhen në fermë, lahen, maten, paketohen dhe shpërndahen nëpër dyqane. Kjo procedurë merr rreth 3-7 ditë. Vezët janë nga të paktat burime të proteinave që mund të mbahen në frigorifer për 4-5 javë dhe të mos prishen. Data e skadencës që shkruhet mbi paketim tregon periudhën më të mirë që mund të konsumohen duke i ruajtur vlerat ushqyese në nivelin A. Për ti ruajtur mirë, vendosini në frigorifer bashkë me kartonin e tyre paketues.

Ekonomike

Duke konsideruar faktin që janë shumë të ushqyeshme, të shijshme, praktike, lehtësisht të gatueshme, kostoja duhet të ishte e lartë, por nuk është kështu. Ndërkohë që gatime me bazë veze të blera mund të kushtojë shumë, një paketim standard ka kosto me të ulët dhe shpesh cilësi më të mirë.

Vlera ushqyese që humbisni nëse nuk hani vezë

Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore Pra vezët përmbajnë një varietet të gjerë elementësh ushqyes si kolinë, vitaminë D, A, folate, hekur dhe zink. Nëse ju nuk konsumoni vezë humbisni pikërisht këto elemente.

Kolina: Ajo është një përbërës shumë i rëndësishëm që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës. Kolinën e siguroni edhe nga ushqime të tjera si gjel deti, mish derri, mish viçi, mish pulem salmon, qiqra, fasule, bizele etj.

Seleni: Seleni është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides dhe e gjejmë kryesisht tek peshku dhe mishi. Ushqime të tjera që përmbajnë selen janë arrat braziliane, mishi i derrit, i qengjit, i pulës, peshku ton, farat e lulediellit salmon etj

Vitaminë D: Shumë pak ushqime kanë në përbërjen e tyre vitaminë D, megjithatë atë mund ta merrni nga dielli sidomos në orët e para të mëngjesit. Konsumoni më shumë peshk, kërpudha, lëng portokalli për të siguruar më shumë vitaminë D në dietën tuaj.

Folate: Acidi folik ose vitamina B9 është tepër e rëndësishme për rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit. Studimet kanë treguar se shumë njerëz sot në botë nuk marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të acidit folik përfshijnë perimet me gjethe jeshile si spinaqi, brokoli dhe sallata jeshile, bamjet, shpargu, frutat si bananet, pjepri, dhe limonat, po ashtu fasulet, kërpudhat, mishi kryesisht mëlçia dhe veshkat), lëngu i portokallit dhe i domates. Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet, prandaj këshillohet që të konsumi më shumë fruta dhe perime të gjalla.

Vitaminë A: Vitamina e të parit, retinoli është shumë e rëndësishme për shikimin. E gjeni atë tek mëlçitë, patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, kajsitë etj. Në bimë gjendet në formën e beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A.

Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut, pasi ndikon në zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikimin në errësirë etj. Vitamina A është një antioksidant. Antioksidantët janë substanca që mund të mbrojnë qelizat e njeriut nga radikalet e lira. Vitamina A gjithashtu luan një rol të rëndësishëm tek shikimi, në rritjen e kockave, në riprodhim, në funksionimin e qelizave dhe në sistemin e imunitetit.

Hekuri: Hekuri transporton oksigjenin drejt organeve dhe muskujve. Hekurin e gjejmë tek mishi, spinaqi, farat e susamit, fasulet, kakao etj. Hekuri mban të shëndetshme qelizat e kuqe të gjakut dhe është bazë për formimin e hemoglobinës. Hekuri transporton oksigjenin nga një qelizë tek tjetra si dhe ofron oksigjen për muskujt tanë. Hekuri rrit gjithashtu funksionin e trurit. Hekuri sjell dhe përfitime të tjera për organizmin tonë si rregullimi i temperaturës së trupit dhe shtimin e energjisë.

Zink: Ai është një tjetër përbërës i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave. Burime të mira të zinkut i gjejmë mishi i viçit, farat e susamit, farat e kungullit, kikirikët, stikat e pishës etj.

Siç e shihni, veza është shumë e rëndësishme për ju, por edhe nëse nuk keni mundësi ta konsumoni atëherë zëvendësojeni atë me ushqimet që përmbajnë vlerat e saj./tiranaobserver

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/veza-eshte-ushqimi-me-i-mire-ne-bote-disa-kuriozitete-qe-duhet-t-i-dini-290232/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO