Veturat lundruese – Lajmi.net
Veturat lundruese
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 19:00, 27 November 2013
Fiat1

Fiat 500 dhe SHBA: një romancë që duket se po bëhet gjithnjë e më konkrete. Fiat, tashmë nën komandën e grupit amerikan Chrysler, po mundohet të nxjerr ‘ajkën’ e tij, duke u munduar ta fitojë popullaritetin edhe përtej Atlantikut.

Vetëm për ta promovuar veturën më të re, 500, Fiati i ka përdorur tri  modele veturash, 500, 500C e Abardh 500, duke ju vendosur pajisje që të mund të lundrojnë edhe në ujë, si të ishin motor-skafe. Ky operacion promocional ka bërë që të angazhohen 500 marinsa dhe sërfistë në Californias dhe iniciativa tjera në det.

Veturat karakteristike, që dukeshin si mjete të shpejta sërfi, janë shoqëruar nga një anije e madhe e marinës amerikane, ndërsa nuk munguan as turistët e interesuar për ta parë këtë ngjarje të rrallë.

Një mënyrë e marketingu mjaft e qëlluar kjo, pasi amerikanët duken me të interesuar për Fiat tash e tutje. Veturat italiane të Fiat mund të bëhen më të shiturat në SHBA, pasi janë ekonomike dhe nuk kushtojnë shtrenjtë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO