Veturat kineze që do ta “pushtojnë” tregun botëror

Kinda, vendi ku industria e makinave ka ndërtuar një reputacion për vjedhje planesh të prodhuesve të tjerë të automjeteve, me dijeninë se qeveria kineze ofron mbrojtje për këtë.

Auto & Tek

17/02/2019 17:09

Por, ka disa kompani kineze kredibile që dëshirojnë të krijojnë dizajne unike të makinave. Markat si TechRules, Windbooster dhe BAIC futen në mesin e prodhuesve që mund të pushtojnë tregun botëror, transmeton lajmi.net.

Asnjë nga këto super-vetura kineze nuk kanë arritur në brigjet amerikane, e lëre më në Evropë. Por është vetëm çështje kohe derisa të paktën një ose dy prej tyre të depërtojnë në tregun botëror.

Pyetja është, a do t’i pranojë bota? Mos harroni, japonezët ndërtuan një super-automjet në vitin 1990, i cili ndryshoi gjithçka. Kjo makinë ishte Acura NSX. Ajo e detyroi Ferrarin dhe Lamborghin të përmirësojnë shumë specifika.

Sidoqoftë, t’i ndjekim automjetet potenciale që mund t’i “dridhin” markat botërore të makinave. /Lajmi.net/