Veturat e çuditshme – Lajmi.net
Veturat e çuditshme
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 12:13, 29 December 2013
1111

Automobilë të çuditshëm: janë me të vërtetë shumë dhe është e vështirë ta zgjidhni njërën. Disa prej tyre konsiderohen të pahijshëm, sidomos ata të viteve të 70-ta, duke e pasur parasysh përparimin e teknologjisë, por ka prej tyre që ju lënë gojëhapur, si veturat që ‘notojnë’ në ujë dhe ato që ‘fluturojnë’. Më poshtë ju ftojmë t’i shihni veturat më të pabesueshme që janë prodhuar ndonjëherë.

AMC Pacer BlowCar SsangYong Rodius Pontiac Atzek Airpod Terrafugia TF-X Gibbs Acquada Alfa Romeo Disco Volante Fornasari Racing Buggy Bajaj RE60 Fiat 126 Kombi
Veturat e çuditshme
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 19:00, 15 November 2013
2

Veturat janë bërë përditshmëri në kohërat moderne. Lloj-lloj veturash mund të gjesh në treg, vetëm a ke para. Me mijëra tipe veturash janë prodhuar deri tash, secila më e mirë dhe më karakteristike se tjetra. Por, ka prej tyre që janë mjaft të çuditshme, siç do t’i shihni në vazhdim:

1. AMC Pacer

Ishte produkt i American Motors Corporation nga viti 1975 deri më 1980

2. Blowcar

BlowCar është një koncept i ‘kategorisë së lehtë’ dhe praktik, ndërsa mund të arrijë edhe në versionin elektrik

3. SsangYong Rodius

Kjo veturë koreane ishte projektuar nga Ken Greenley, ish drejtor i kursit të dizajnit automobilistik të Royal College of Art të Londrës

4. Pontiac Atzek

Pontiac Aztek është një veturë e dimensioneve mesatare, e cila është produkt i Pontiac, që ishte prodhuar nga viti 2001 deri më 2005

5. Airpod

AIRPod është prototip i një veture që nuk e ndot ajrin dhe me një dizajn mjaft interesant

6. Terrafugia TF-X

Terrafugia është nj kompani amerikane, e cila merret me vite të tëra me rrota, të afta për të fluturuar. Qysh në vitin 2009 ishte prezantuar koncepti i një lloji të një veture, në gjendje për të udhëtuar në rrugë, por edhe e aftë për të fluturuar

7. Gibbs Acquada

La Gibbs Aquadaështë një makinë ujore, e cila nuk i ka marrë aprovimet e nevojshme për tregun amerikan

8. Alfa Romeo Disco Volante

Disco Volante është një koncept i cili është përdorur edhe në kompeticione garuese, ndërsa është produkt i viteve 1952 – 1953

9. Fornasari Racing Buggy

Racing Buggy ka arritur për më pak se gjashtë muaj nga fillimi i produktit që të jetë i pëlqyeshëm dhe më pas ka vazhduar me gjashtë ekzemplarë

10. Bajaj RE60

Bajaj RE60 ishte ide e realizuar nga grupi i madh indian, i specializuar në motorë dhe motoçikleta dhe kushton 1,800 euro

11. Fiat 126 Kombi

Prototipi i 126 Kombi është nj version familjar, me zgjidhje mjaft të ngjashme me atë të ‘500 Giardiniera’, që megjithatë nuk ishte produkt që vazhdoi seritë pasuese.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO