Vetura Viper në dizajnin e ri

Vetura e ri-dizajnuar Viper, që përmban rrotat e reja të montuara nga firma Strasse Wheels, është dukur e mahnitshme dje në debutimin e saj zyrtar.

Auto & Tek

10/06/2014 00:10

Kompania nga Miami ka punuar me këtë veturë Viper SRT 10 dhe ka krijuar krejtësisht një stil të ri të saj me një set të ri të rrotave nga Strasse Wheels.

Rrotat 20×10 inç përpara dhe 20×13.5 inç prapa përmbajnë një ngjyrë të zezë shkëlqyese, me një vijë të kuqe anash dhe një paketë për reduktimin e peshës së veturës.

Vetura luksoze nuk është vetëm një veturë e mirë për tu parë. Ajo përmban edhe një performancë tejet të shkëlqyeshme gjithashtu.

Vetura është e pajisur me një motor V-10 që prodhon 640 kuaj-fuqi në 6,150 çifte rrotulluese, më shumë se çdo veturë tjetër sportive në botë.

Rezultati i këtij dizajnimi është një Viper që duket i gatshëm të sulmojë dhe të garojë me veturat e tjera.