Vetura spektakulare Alpha 7 GT-R nga Strasse

Vetura Alpha 7 GT-R me ngjyrë të kuqe vibrante dhe me 700 kuaj-fuqi, e modifikuar nga Strasse, është thjeshtë spektakulare.

Auto & Tek

15/09/2014 18:50

Pas modifikimit në performancë të veturës, pronari i kësaj veture Nissan GT-R ka vendosur që ta modifikojë atë edhe në pamje, duke i përshtatur stile të ndryshme nga ngjyra e kuqe vibrante.

Strasse Forged ishte kompania që punoi në modelin GT-R, duke i vendosur asaj rrota më të mëdha 21 inç, të punuara në ngjyrë të zezë metalike, transmeton Lajmi.net.

Vetura në motor u rrit deri në 700 kuaj-fuqi, duke pranuar edhe një sistem të ri të shkarkimit, një mbrojtëse përpara prej fibrave të karbonit dhe drita të bukura anash.

Siç edhe mund ta shihni, rezultati final i punës është spektakular.