Vetura që kushton 6 milion dollarë

Vetura e parë garuese që ishte ndërtuar nga kjo kompani - Corvette Racer - është duke iu ofruar publikut për herë të parë me një çmim marramendës.

Auto & Tek

31/12/2014 16:38

Modeli Corvette SR2 e vitit 1956 ishte vetura e parë garuese e ndërtuar nga kompania, e krijuar për të garuar me veturat e tjera të gjigandëve si Ferrari dhe Porsche në pistat garuese të tilla si Le Mans.

Vetëm tri vetura të këtij lloji ishin ndërtuar, dhe kjo është numri një. Legjendat e kësaj veture Harley Earl dhe Zora Arkus-Duntov ndërtuan këtë veturë më 1956, duke e përmirësuar me disa frena të rinj dhe një xham të ri të gjerë për shoferin dhe pasagjerin, transmeton Lajmi.net.

Tani vetura i është ofruar publikut me një çmim marramendës prej 6 milionë dollarësh.