Vetura që fluturon (Video)

Kjo veturë e cila 'fluturon' është e bukur, por prap se prap e frikshme.

Fun

19/10/2014 20:23

Ne kemi parë shumë vetura që fluturojnë vitet e fundit, por ato i kemi parë në filma sci-fi.

Por, këtu kemi një veturë që është diçka tjetër, e cila quhet Maverick, transmeton Lajmi.net.

Së pari, kjo nuk është si veturat aktuale dhe fluturimi i saj mundësohet nga një parashutë.

Aktualisht ajo është shumë e thjeshtë, dhe është e mirë për tu përdorur për ndonjë rast emergjent në zona të pakalueshme, transmeton Lajmi.net.

Fuqia e të dyjave – rrotave dhe helikës – vjen nga një motor Subaru që është 190 kuaj-fuqi.

Çmimi i kësaj veture është $94.000. Nuk është e lirë, për shkak se Subaru e dha donacion motorin, por është e lirë për të qenë një veturë emergjente.