Vetura përplasë një çiklist

Pakujdesia e vozitësve ka nisur të bëhet shqetësuese për vozitësit e biçikletave në çdo vend. Sot, gjatë orëve të mbrëmjes një veturë përplasi një çiklist në rrugët e Tiranës.

Lajme

23/05/2015 23:37

Siç transmeton OraNews, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 pranë Bankës së Shqipërisë.

Sipas policisë çiklisti ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i çiklistit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth aksidentit.