Vetura pa shofer e Mercedes shihet në rrugët e San Franciskos (Foto)

Koncepti i veturës pa shofer nga Mercedes ishte shfaqur disa muaj më parë, por kush do të thoshte se ky koncept do të ishte i gatshëm për dikë që ta vozisë nëpër rrugë.

Auto & Tek

06/03/2015 17:41

Kjo veturë e së ardhmes nuk do të jetë e gatshme për njerëzit për të paktën 15 vitet e ardhshme – por kjo veturë tashmë është parë e parkuar dhe duke kaluar rrugët e San Franciskos.

Mercedes pati zbuluar konceptin në CES gjatë janarit. Tashmë është e qartë, Mercedes është duke punuar shumë në teknologjinë vetë-lëvizëse të veturave, transmeton Lajmi.net.

Fotografitë e veturës e cila ishte parë në San Francisko u postuan në Twitter, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Screenshot_3