Vetura nga Ronaldo
Autori: driton lajme futbolli 20:10, 16 janar, 2014
Ronaldo
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte pa dyshim i lumtur që fitoi Topin e Artë këtë javë, por njësoj u ndjenë edhe ekipi i fizioterapeutëve të Real Madridit.

Në fakt, grupi i fizioterapeutëve që përkujdesen për skuadrën e Los Blancos, përfshirë Ronaldon, do të bëhen me vetura të reja, sipas qejfit të tyre, pas premtimit të veçantë nga ylli portugez.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo u premtoi fizioterapeutëve të Realit se nëse fiton Topin e Artë, do t’i bëjë dhuratë secilit prej tyre nga një veturë të re, si shpërblim që e mbajtën të shëndoshë në 12 muajt e fundit.

Shumëkush mendon se Ronaldo e mposhti rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi, në garë për çmimin, pikërisht për shkak se argjentinasi pësoi telashe me lëndime dhe mungoi për rreth dy muajt e kaluar.

Dhe, si do që të jetë, Ronaldo beson se ata kishin ndikim në fitoren e tij dhe është i gatshëm të hapë kuletën për ta në shenjë falënderimi. Ide e mirë, Cristiano.

Fjalët kyçe: Cristiano Ronaldo, Real Madrid
Komento
Emri
E-mail
Shkruaj komentin
Kodi i verifikimit

VËREJTJE!

Redaksia ndalon komentet ofenduese dhe ato që nxisin urrejtje. Komentet e postuara me anë të Facebook-ut janë përgjegjësi individuale e lexuesve, kurse komentet tjera do të shqyrtohen për aprovim.

Fotolajm

Ngjitja në “Bjeshkën e Gurëve”
  • Ngjitja e alpinistëve në “Tsingy De Bemaraha”, e njohur si Bjeshka e Gurëve, në Parkun Nacional në Madagaskar, është e mundimshme, por edhe ndër më mbresëlënëset në karrierën e tyre jetësore. Foto: Stephen Alvarez, National Geographic.

Social

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO

abonohuni TANI