Vetura nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte pa dyshim i lumtur që fitoi Topin e Artë këtë javë, por njësoj u ndjenë edhe ekipi i fizioterapeutëve të Real Madridit. Në fakt, grupi i fizioterapeutëve që përkujdesen për skuadrën e Los Blancos, përfshirë Ronaldon, do të bëhen me vetura të reja, sipas qejfit të tyre, pas premtimit të veçantë nga…

Sport

16/01/2014 20:10

Cristiano Ronaldo ishte pa dyshim i lumtur që fitoi Topin e Artë këtë javë, por njësoj u ndjenë edhe ekipi i fizioterapeutëve të Real Madridit.

Në fakt, grupi i fizioterapeutëve që përkujdesen për skuadrën e Los Blancos, përfshirë Ronaldon, do të bëhen me vetura të reja, sipas qejfit të tyre, pas premtimit të veçantë nga ylli portugez.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo u premtoi fizioterapeutëve të Realit se nëse fiton Topin e Artë, do t’i bëjë dhuratë secilit prej tyre nga një veturë të re, si shpërblim që e mbajtën të shëndoshë në 12 muajt e fundit.

Shumëkush mendon se Ronaldo e mposhti rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi, në garë për çmimin, pikërisht për shkak se argjentinasi pësoi telashe me lëndime dhe mungoi për rreth dy muajt e kaluar.

Dhe, si do që të jetë, Ronaldo beson se ata kishin ndikim në fitoren e tij dhe është i gatshëm të hapë kuletën për ta në shenjë falënderimi. Ide e mirë, Cristiano.