Vetura me targa të Gjilanit godet tifozët e Prishtinës në Pejë

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e cila vendosi edhe fatin e kampionit të Kosovës për këtë stinor nuk ka kaluar pa incidente.

Lajme

20/05/2018 19:23

Pas përfundimit të ndeshjes, një veturë e tipit “Passat”, me targa të Gjilanit ka hyrë në trotuar duke goditur tifozët e Prishtinës të cilit kishin ardhur për ta ndjekur përballjen, raporton lajmi.net.

Ky incident ka ndodhur në një pompë të benzinës në rrethinën e Pejës, ku tifozët e Prishtinës  ishin stacionuar aty në pritje të autobusëve që do të bënin kthimin e tyre për në kryeqytet.

Gazetari i lajmi.net nga vendi i ngjarjes bën të ditur se janë lënduar të paktën dy persona, ndërkaq që  drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia./Lajmi.net/