Vetura më e re nga Lindja e Mesme e cila po i ‘lë pa mend të gjithë’ (FOTO)

Fenyr Supersport dhe Lykan hypersport sapo janë bërë me një vëlla të ri trupmadh.

Auto & Tek

01/12/2015 10:43

Vetura më e re është luksozja SUV.

Një kompani e vogël e quajtur Zarooq sapo i ka bërë publike planet për ta ndërtuar krijesën e vet, një veturë të quajtur Sand Racer, raporton lajmi.net.

Kjo veturë do ti ketë këto karakteristika:  motor 3.5 litra V6  me 305 kuaj-fuqi,  por pronarët e lënë të hapur mundësinë edhe të 400 apo 500 kuaj-fuqive.

Për ta ëmbëlsuar marrëveshjen, vetura është e pajisur me transmision automatik me gjashtë shpejtësi, sistem klimatizimi (ajër të kondicionuar ), ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 124 milje për orë.

Pjesa e brendshme e veturës është e veshur me fije të karbonit, ndërsa karriget janë shumë komfore për ngasje, e në veçanti për ngasje në udhëtime të gjata.

Zarooq do ta debutoj veturën në janar të vitit 2016 dhe çmimin fillestar mund ta ketë përmbi 100,000 dollarë.

Sidoqoftë, lajmi.net i sjell për ju disa fotografi se si do duket kjo bishë.

This Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car WorldThis Is The Middle East’s Newest Venture Into The Car World

/lajmi.net