Vetura madhështore e Aston Martin

Aston Martin do të fillojë shitjet e modelit Lagonda shumë shpejtë, dhe vetura me të vërtetë është shumë e bukur.

Auto & Tek

02/03/2015 15:32

Aston Martin sapo ka bërë të ditur se do ta ofrojë modelin e tij Lagonda tek klientët në Britani të Madhe, Afrikë të Jugut, Lindje të Mesme dhe në disa vende të tjera të BE-së.

Sidoqoftë, Aston Martin e ka bërë të ditur se vetëm 200 copë të këtij modeli do të shiten, asnjë më tepër, transmeton Lajmi.net.

Fuqia e veturës vjen nga motori 6.0-litërsh V12 i cili prodhon rreth 552 kuaj-fuqi dhe 464 çifte rrotulluese. Vetura ka një bosht të ndarë në gjashtë shpejtësi automatike. Trupi i saj është prej fibrave të karbonit dhe pritet të jetë vetura më speciale e Aston Martin në projektet e ardhshme.

Çmimi i veturës nuk u bë i ditur, por thuhet se vetura do të jetë në shitje vetëm për disa klientë të zgjedhur.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e kësaj veture madhështore:

468291468290 468292468299468296 468298