Vetura godet punëtorin që ishte duke pastruar rrugën në Fushë Kosovë

Një punëtor, mirëmbajtës i rrugës është goditur të enjten nga një veturë, përderisa ka qenë duke pastruar rrugën.

Lajme

23/03/2018 09:38

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa për rastin që ka ndodh në Bresje të Fushë Kosovës, nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima  mashkull K-Shqiptar punëtor në kompaninë për mirëmbajtje të autostradës derisa ka qenë duke e pastruar rrugën është goditur nga një automjet në lëvizje me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendim  të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/