Vetura godet për vdekje këmbësoren 37 vjeçare

Vetura ka goditur për vdekje këmbësoren 37 vjeçare në rrugën Prishtinë - Ferizaj.

Lajme

18/01/2019 18:40

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se një femër 37 vjeçare, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja SH.H (femër 37 vjeç) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Me këtë rast po merren njesitet përkatëse. /Lajmi.net/