Vetura godet një femër në Obiliq, viktima në gjendje të rëndë
Një femër është aksidentuar dje në Obiliq.
Lajme
Policia njofton se ka arrestuar dy persona në Obiliq, pasi dyshohet se me veturë me tabela vendore e kanë goditur këmbësoren femër.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, e cila është pa vetëdije dhe në gjendje të rendë shëndetësore, përcjell lajmi.net.
“Janë arrestuar vozitësi dhe pasagjeri meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se me veturë me tabela vendore, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK-ë është identifikua nga prindi (babai) i sajë. Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, për pocedura të mëtejme”. /Lajmi.net/