Vetura godet çiklistin në Podujevë. Brenda 24 orësh policia ka arrestuar 45 persona /FOTO

Një çiklist teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit të Podujevës është goditur nga një veturë.

Lajme

24/08/2018 12:35

Ai ka marrë lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Podujevës.

Policia e Kosovës për 24 orë ka arritur të arrestojë 45 persona për vepra të ndryshme penale.

Në statistikat e Policisë për një ditë bëhet e ditur se kanë ndodhur 23 aksidente, prej tyre një me fatalitet.

Ndërsa, janë shqiptuar gjithsej 1436 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.