Vetura elektrike e Hondas me 1 mijë kuaj fuqi (FOTO)

Honda ka planifikuar që të prodhojë veturën koncept me katër motorë elektrik që prodhojnë 1 mijë kuaj fuqi.

Auto & Tek

09/06/2017 00:56

Ky koncept është i tërë me fuqi elektrik, ku janë katër motorë të kombinuar me bateri 70kwh nga litiumi, që prodhojnë rreth 1 mijë kuaj fuqi.

Honda do të ketë motor për çdo rrotë, duke e bërë atë me katër rrotat aktive, dhe sipas kompanisë ky koncept është i aftë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.5 sekonda e nga 0 në 200 për 6.2 sekonda./TetovaSot/