Vetura elektrike e Apple që do të lansohet më 2019 (Foto)

Një veturë elektrike e krijuar nga Apple do të jetë realitet jo më pak se në katër vitet e ardhshme.

Auto & Tek

22/09/2015 12:19

Burime të ndryshme thonë se kompania është duke punësuar inxhinierë të ndryshëm tani për këtë projekt të koduar Titan, që ka një datë të lansimit për vitin 2019.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi këtë raport të Journal të hënën, i cili citoi burime të paidentifikuara, transmeton lajmi.net.

Raporti thoshte se një veturë vetë-lëvizëse është pjesë e planeve të Apple tashmë për një kohë të gjatë, por modeli i parë do të kërkojë që një shofer të jetë prapa timonit.

Përderisa Apple nuk e ka konfirmuar kurrë këtë zyrtarisht, ka shumë indikacione se të paktën kompania është e interesuar në teknologjinë e automjeteve.

Në muajt e fundit, Apple ka punësuar disa inxhinierë të ndryshëm që kanë punuar në firma të ndryshme të automjeteve.

Kështu, Apple ka punësuar një inxhinier të rëndësishëm nga Tesla, thuhet sipas një postimi në LinkedIn. Një profil në LinkedIn për Jamie Clarson tregon se ai ka braktisur Tesla-në për t’iu bashkangjitur Apple-së.

Raporti gjithashtu shfaqi disa imazhe se si do të mund të duket vetura e Apple, të cilën mund ta shihni më poshtë:

2C9E489E00000578-3243740-image-a-71_14428698488742C9E1DD000000578-3243740-image-a-53_1442868600001