Vetura e “zënë rob” mbi urën e rrënuar

Të reshurat intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë pjesë të Bosnjës e Hercegovinës. 

Lajme

06/08/2014 21:00

Si pasojë e reshjeve të mëdha u rrënua pjesshëm edhe ura në vendbanimin Tobut, afër qytetit Ugljevik. Është interesante që në momentin e rrënimit, mbi urë ishte duke kaluar një veturë “Audi” me targa zvicerane. Dhe pasi nuk kishte mundësi të shkonte para e as të kthehej mbrapa, vetura mbeti e  “zënë rob” aty.

Mediet nuk raportojnë sa veta kanë qenë në veturë, por fatmirësisht askush nuk e ka pësuar nga ky fat në fatkeqësi.