Vetura e vitit 2015 është Mercedes C-Class

Mercedes ka shënuar një het-trik të mahnitshëm në natën për ndarjen e çmimeve për veturën më të mirë në botë, me fitore në tre kategori.

Auto & Tek

07/04/2015 17:40

Mercedes-Benz u largua me tre çmime nga ‘World Car Awards 2015’ të mbajtur në Nju Jork.

Mercedes C-Class u emërua “vetura e vitit”, përderisa modeli S-Class Coupe fitoi trofeun “Vetura më luksoze” dhe modeli AMG GT u emërua “Vetura me performancën më të mirë në botë”, transmeton Lajmi.net.

Vetura i8 e BMW u emërua “Vetura e gjelbër e vitit”, përderisa Citroen C5 Cactus fitoi çmimin “Dizajni i vitit”.

Vetura C-Class ishte votuar vetura më e mirë e 12 muajve të fundit nga një panel prej 72 juristave, duke përfshirë redaktorin e Auto Express dhe kolumnistin Mike Rutherford.

dsc_0554dsc_0230dsc_5872 dsc_5889 mercedes_c-class_2014_front_action mercedes_c-class_2014_front_tracking