Vetura e mrekullueshme Audi S8

E bukur, me stil të veçantë dhe me një paketë sportive të instaluar në të, Audi S8 është me të vërtetë një veturë e kompletuar dhe mahnitëse.

Auto & Tek

11/05/2014 17:01

Modeli S8 i Audi ka një motor V8 4.0 litërsh me dy turbo-binjakë, arsye kjo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e blerësve.

Pa zbuluar detaje më të hollësishme të përmirësimeve në veturë, Audi tha se ky model do të rritet në fuqi për 120 kuaj-fuqi dhe për 96 çifte rrotulluese, ku fuqia totale e motorit do të arrijë në 640 kuaj-fuqi dhe 575 çifte rrotulluese.

Rezultati i këtyre përmirësimeve është shpejtësia maksimale e veturës, e cila do të arrijë në 280 kmh.

Përmirësime të tjera në veturë mund të shohim në rrotat e saj, në mamitë dhe në dizajnin e brendshëm të veturës.