Vetura Dodge Challenger SRT më e fuqishmja në Amerikë

Dodge ka prezantuar veturë e re me motor V8, e cila do të jetë e radhitur në 707 kuaj-fuqi dhe 650 çifte rrotulluese kur të jetë e gatshme më vonë këtë vit.

Auto & Tek

05/07/2014 16:24

Vetura e quajtur Dodge Challenger SRT, e cila është e radhitur me 707 kuaj-fuqi dhe 650 çifte rrotulluese, padyshim që është vetura më e fuqishme amerikane.

Motori 6.2 litërsh Hellcat HEMI përmbanë një bllok të hekurt, të mbështjellur me pistona dhe i ushqyer me një super-mbushës 2,380cc duke gjuajtur deri në 11.8 psi.

Vetura do të jetë në dispozicion me 6 shpejtësi manuale ose 8 shpejtësi automatike, varet se cilën dëshiron ta zgjedhë klienti.

Vetura përveq fuqisë që ka, ka edhe një pamje mjaft mahnitëse në dizajn të kuq dhe do të jetë e gatshme në fund të vitit.