Vetura 530-kf nga Bentley shfaqet në LA

Bentley shfaqi konceptin e tij Grand Convertible në shfaqjen e veturave në Los Angeles, një hap i madh në modelin e tij Mulsanne.

Auto & Tek

20/11/2014 15:39

I shfaqur si koncept, Grand Convertible tregon se Bentley është duke menduar që të prodhojë një version tjetër të modelit luksoz Mulsanne.

Në shfaqje, Bentley tregoi se dëshiron që ta mbajë linjën e tij të freskuar, duke lansuar kështu koncepte të reja apo automjete në çdo shfaqje të madhe të veturave, transmeton Lajmi.net.

Vetura duket mjaft e bukur edhe në pamje, me një ngjyrë blu prej metalit të lëngshëm, përderisa grila dhe dritat në krye të veturës mbesin të ngjashme në dizajn njëjtë si modeli Mulsane.

Vëmendje tjetër në këtë veturë shfaqi edhe motori i Bentley 6.7-litërsh V8. Për konceptin Grand Convertible Bentley zgjodhi një motor ndryshe nga ai i Mulsanne, i cili i përdorë dy turbo dhe një injektim direkt për të sjellur në total 530 kuaj-fuqi dhe 811 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Bentley mbetet ende njëri nga konkurrentët më të fortë në LA.