Vettel triumfon në Hungari

Ferrari dominoi në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë duke u larguar prej andej me pikët maksimale.

Sport

30/07/2017 16:09

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen zhvilluan një garë perfekte dhe kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove.

I treti kaloi Valteri Bottas, që parakaloi shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton në kthesën e fundit.

Një fitore krejtësisht e merituar për dy pilotët e Ferrarit, që u shkëputën që në fillim të garës dhe falë edhe strategjisë së skuadrës, ruajtën dy vendet e para përgjatë gjithë garës.

I vetmi moment kur ku kërcënuan vërtet ishin në xhirot e fundit të garës, kur Lewis Hamilton ngushtoi në disa të qindëtat distancën me Raikonen, por vetëm aq, pasi dy gabimet të njëpasnjëshme në frenim të pilotit të Mercedes i mundësuan Raikonen që të fitonte një distancë sigurie.

E në kthesën e fundit, britaniku preferoi të mos ngjitej fare në podium, duke i hapur krahun shokut të tij të skuadrës, Valteri Bottas.