Vettel, titulli i katërt në F1

Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel fitoi titullin e tij të katërt të njëpasnjëshëm të kampionit të botës në Formula 1 pasi triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Indisë. Gjermani, 26-vjeç, zhvilloi një garë të përkryer duke realizuar fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme këtë sezon dhe u bë vetëm ngasësi i katërt në…

Sport

27/10/2013 12:29

Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel fitoi titullin e tij të katërt të njëpasnjëshëm të kampionit të botës në Formula 1 pasi triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Indisë.

Gjermani, 26-vjeç, zhvilloi një garë të përkryer duke realizuar fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme këtë sezon dhe u bë vetëm ngasësi i katërt në histori që fitoi katër tituj.

Vettel iu bashkua legjendave Juan Manuel Fangio, Alain Prost dhe Michael Schumacher si kampion i katërfishtë.

“Jam pa fjalë, nuk e di se çka të them. E kam kaluar cakun dhe isha bosh. Ka qenë një sezon fantastik, shpirti në skuadër është i mirë dhe është kënaqësi të hyj në bolid dhe ta ngas atë”, deklaroi Vettel.

Nico Rosberg dhe Roman Grosjean e kompletuan podiumin. Përveç gjermanit, Red Bull e mbrojti titullin e kampionit në kategorinë e konstruktorëve.