Vettel: Ky është favoriti për titull në Formula 1 – Lajmi.net
Vettel: Ky është favoriti për titull në Formula 1
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 11:24, 22 March 2018
Sebastian Vettel edhe pse konsideroi Mercedesin si skuadrën favorite theksoi se kokëkuqja do të thotë fjalën e saj në garën për titull.

Sebastian Vettel është optimist për shanset që ka Ferrari për të fituar titullin kampion në sezonin e ri të Formula 1.

Vetëm pak ditë përpara garës së parë të vitit 2018-të që do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Albert Park në Melbourne të Australisë, piloti gjerman i Ferrarit edhe pse konsideroi Mercedesin si skuadrën favorite theksoi se kokëkuqja do të thotë fjalën e saj në garën për titull.

“ Është e drejtë të konsiderojmë Mercedesin si skuadrën favorite për të fituar Botërorin e Formula 1, por sezoni është i gjatë. Ajo e Australisë është vetëm një garë por ne jemi optimistë. Mund të ishim në situatë akoma më të mirë, por nga testet që kemi zhvilluar këtu kemi marrë sinjale pozitive. Objektivi është të fitojmë me Ferrarin duhet të bëjmë sa më shumë pikë në çdo garë”.

Edhe këtë vit gara e titullit për pilotë do të jetë mes tij dhe Hamilton dhe Vettel nuk ka dyshime për këtë, transmeton “SS”.

“ Pikat e dobëta të Lewis? Të gjithë kemi pika të dobëta.Disa janë nga ana e karakterit, disa të tjera kur jemi duke pilotuar. Por unë mendoj vetëm për veten dhe nuk preokupohem për të tjerët”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO