Vettel dominoi në Singapor

Sebastian Vettel dominoi garën për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1 dhe iu afrua edhe më tepër titullit të katërt të njëpasnjëshëm. Ngasësi i Red Bullit udhëheq para Fernando Alonsos në Ferrari, që përfundoi i dyti, me 60 pikë, 150 në dispozicion nga gjashtë garat e mbetura. Kimi Raikkonen në Lotus doli i…

Sport

22/09/2013 15:00

Sebastian Vettel dominoi garën për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1 dhe iu afrua edhe më tepër titullit të katërt të njëpasnjëshëm.

Ngasësi i Red Bullit udhëheq para Fernando Alonsos në Ferrari, që përfundoi i dyti, me 60 pikë, 150 në dispozicion nga gjashtë garat e mbetura. Kimi Raikkonen në Lotus doli i treti para dyshes së Mercedesit Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.

Markl Webber në bolidin tjetër të Red Bullit ishte i katërti deri dy xhiro para fundit por u ndal në xhiron e fundit pas shpërthimit të motorit.

Felipe Masas përfundoi nga kjo dhe doli i gjashti me Ferrarin e tij, para ngasësve të McLarenit, Jenson Button dhe Sergio Perez.