Vetitë e papara shëndetësore të avokados

Fruti i avokados mund të fshehë sekretin e luftimit te infeksionet agresive, rezistuese ndaj antibiotikëve në spitale nëpër gjithë botën.

Lifestyle

28/02/2016 16:36

Një substancë natyrale e gjetur në frytin e pyjeve kiliane bllokon aftësinë e bakterit të stafilokokut të verdhë për të refuzuar antibiotikët.

Këto baktere specifike janë shkaku më i zakonshëm i infeksioneve gjatë perimit, pasi ato zhvillojnë rezistencë jashtëzakonisht shumë shpejt. Studenti i doktoratës Jes Gitz Holler, nga Universiteti i Kopenhagen, ka punuar me popullin Mapuche në Kili, vend ky ku gjendet ky frut me shumicë për të bërë zbulimin.

“Kam zbuluar një substancë natyrale në bimën e avokados kiliane që është aktive në trajtimin e kombinuar me antibiotikët tradicionalë. Bakteret rezistues kanë një lloj pompe në membranën e tyre bakteriale që në mënyrë efikase largon jashtë antibiotikët”, tha ai.

Është identifikuar një substancë natyrale që pengon veprimin e pompimit, ashtu që mekanizmat mbrojtës të bakterit bien dhe lejohet të funksionojë trajtimi.

Përbërësi natyral i avokados ka potencial të madh dhe ndoshta në një afat më të gjatë mund të zhvillohet në një ilaç efektiv për të luftuar stafilokokun rezistues.