Vetitë e mira të piperit të kuq

Një nga erëzat më të njohura dhe më të përdorura nga njerëzit është piperi i kuq djegës.

Lifestyle

24/02/2016 14:22

Sipas dr. Richard Schulze, kjo erëz mund të konsiderohet si një ilaç i vërtetë dhe është përdorur në të gjitha kohërat si i tillë, shkruan noa. Prej më shumë se 2000 vjetësh kjo erëz është përdorur si ilaç alternativ për të trajtuar sëmundjet e zemrës, kolesterolin e lartë të gjakut, të përzierat, urthin, problemet me tretjen, hemorroidet etj.

Për vite me radhë, mjekët popullorë e kanë përdorur piperin e kuq si mjet për të ndaluar gjakderdhjet dhe për të mbyllur plagët. Piperi i kuq ka veti të forta antioksidante, ai është i pasur me kalcium, kalium, vitamina A,C,B mangan etj.

Përveç të tjerave, kjo erëz ngre temperaturën e trupit, nxit qarkullimi e gjakut, stimulon gjendrat e djersës dhe përshpejton metabolizmin, për pasojë nxit dhe rënien në peshë. Ju mund ta përdorni këtë erëz në gatime të ndryshme, por sigurisht që duhet ta përdorni në mënyrë të moderuar.