Vetëvritet shoferi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë paraditen e kësaj të shtune, me një plumb në kokë.

Lajme

30/06/2018 12:29

Nga dyshimet e para, viktima mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Viktima ishte pjesë e eskortës shoqëruese të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të hetuar rrethanat e ngjarjes./Top Channel