Vetëvritet një polic

Një oficer policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletën e tij.

Lajme

23/06/2015 10:31

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 9 të Korçës. Policia lokale bëri me dije se i ndjeri është shtetasi Erion Bino, 30-vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ai ka qëlluar veten me një plumb me armën e zjarrit tip pistoletë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Bino nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.