Vetëvritet këngëtari i bendit ‘Linkin Park’

Këngëtari i grupit të njohur të muzikës, ‘Linkin Park’, Chester Bennington ka bërë vetëvrasje.

ShowBiz

20/07/2017 20:55

Këtë lajm e ka konfirmuar TMZ përmes burimeve të afërta me këngëtarin, shkruan lajmi.net

Sipas këtyre burimeve Chester e ka varur veten në një banesë private në Palos Verdes Estates të Los Angelesit të SHBA-së.

Ai ishte i varur nga droga dhe alkooli, dukuri këto që edhe më herët e kanë nxitur të bëj përpjekje për vetëvrasje.

Kujtojmë se këngëtari ishte i martuar dhe nga dy martesat e mëhershme ka 6 fëmijë./Lajmi.net/