Vetëvritet futbollisti Biermann

Futbollisti gjerman, Andreas Biermann i ka dhënë fund jetës së tij, pas problemeve me depresionin. Ky është rasti i dytë që i ndodh një lojtari, pas Robert Enkes në 2009

Sport

20/07/2014 15:31

Një tjetër vetëvrasje e godet futbollin gjerman. 5 vjet më parë ishte ndarë nga kjo jetë portieri i Përfaqësueses gjermane, Robert Enke.

Sot arrin lajmi për vdekjen e Andreas Biermann. Mbrojtësi, i lindur në vitin 1980, kishte vite që luftonte me depresionin, madje e kishte shkruar edhe një libër për këtë.

Ai e kishte nisur karrierën në Hertha Berlin, ndërsa klubi i tij i fundit ishte Spandauer Kickers.

Biermann kishte provuar të bënte vetëvrasje tri herë: në 2003, 2009 e 2012.