Vetëvrasje në Mitrovicë

Rreth orës 13 në Mitrovicë, një person rreth të dyzetave ka bërë vetëvrasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës afër Selisë së Bashkësisë Islame. Rastin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e këtij qyteti.

Lajme

15/03/2014 14:09

Një person rreth 40 vjeçar ka bërë vetëvrasje sot me armë zjarri në qendër të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 afër selisë së Bashkësisë Islame.

Komandanti i policisë në Mitrovicë, Ahmet Xhosha ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, pa dhënë hollësi tjera.

Sipas tij, motivet e kësaj ngjarje deri tani nuk janë të njohura, ndërsa organet gjegjëse ndodhen në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet.

 

(Kosovapress)