Vetëvendosjes reagon për listën e deputetëve të publikuar në media

Lëvizja Vetëvendosjes ka reaguar pas publikimit në media të një liste me emrat e deputetëve të kësaj partie.

Lajme

21/06/2017 14:49

Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë se lista që po qarkullon në meida nuk është zyrtare.

“Lista e publikuar nëpër media me emrat e deputetëve të VETËVENDOSJE!’s nuk është zyrtare. Duke pasur parasysh se ende nuk ka përfunduar numërimi votave, lista ende nuk është gati. Sapo të jetë gati do ta bëjmë publike”, ka shkruar Hoti në facebook.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 qershor ka fituar 31 deputetë./Lajmi.net/