Vetëvendosjes i bashkohen disa profesionistë të ri

Sot, një grup i profesionistëve të rinj, u takuan me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretaren Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatoren e Komiteteve Profesionale, Dejona Mihalin.

Lajme

22/06/2018 21:01

Këta profesionistë të rinj, arkitektë, artistë, inxhinerë, ekonomistë, gjeodetë, IT, iu bashkuan sot Lëvizjes Vetëvendojse.

Midis tjerash, Sekretarja Organizative iu uroj mirëseardhjen dhe e theksoi lidhshmërinë mes çështjeve organizative dhe dijeve profesionale.

Kryetari Kurti theksoi se një shoqëri e qëndrueshme dhe demokratike mund të bëhet vetëm me qytetarë të ndershëm dhe të dijshëm. Përmes Këshilleve profesionale, Lëvizja Vetëvendosje do të synon që të ngritë rolin e profesionistëve të rinj, pasi e ardhmja ju takon atyre, thuhet në komunikatën e VV-së

Profesionistët u ankuan për mungesën e përgjithshme të zhvillimit në Kosovë, por ku e shohin Lëvizjen Vetëvendosje si të vetmen shpresë për ndryshime progresive. Me këtë rast u zotuan që do të japin ndihmën për Lëvizjen dhe për Kosovën përmes angazhimit të tyre./Lajmi.net/