Vetëvendosje zyrtarizon Albin Kurtin kandidat për Kryeministër

Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit janë vendosur edhe emrat kandidatë për kryeministër të vendit.

Lajme

18/05/2017 18:09

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka zyrtarizuar përfundimisht kandidatim Albin Kurti, për kryeministër në zgjedhjet nacionale.

Ky është postimi i plotë nga sekretari i kësaj Lëvizje, Dardan Molliqaj:

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, nominoi Albin Kurtin për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.

Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!