Vetëvendosje: Shpend Ahmeti po e zapton komunën bashkë me PDK-në

Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti inauguroi zaptimin e Komunës.

Lajme

08/08/2018 14:29

Kështu kanë deklaruar asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media  ku sipas tyre ky zaptim bëhet i mundshëm duke e larguar Vetëvendosjen.

Shefja e asambleistëve të VV-së në Prishtinë, Leonora Bajraktari, tha se komunat e kanë për obligim që të miratojnë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, që është një ndër dokumetet më strategjike të komunës.

Sipas saj, Ahmeti jo vetëm që është vonuar në këtë aspekt, porse kur është pyetur për këtë ka treguar arrogancë si kurrë më parë. Bajraktari kujtoi se si i pari i kryeqytetit është sjellë me arrogancë ndaj asamblistit të VV-së, duke i thënë “mshele gojën”.

“Kjo e tregon më së miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën me 6 dhe 8 gusht”, tha ajo.