Vetëvendosje rikonfirmon se Ymeri nuk i shkon Haradinajt në takim

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka thënë sot se kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj u ka dërguar ftesë zyrtare për takim Isa Mustafës dhe Visar Ymerit dhe se presin përgjigje zyrtare.

Lajme

11/07/2017 15:18

Por në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri dje ka treguar se nuk do të shkojë në takimin e Haradinajt,

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net se Ymeri ia ka dhënë përgjigjen Haradinajt.

Përndryshe, dje kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa  kanë thënë se nuk do të shkojnë në takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka thënë se takimet më të gjitha subjektet nga pakicat joserbe kanë përfunduar dhe se kanë qenë takime konstruktive.

Arifi ka thënë se të gjithë deputetët nga komunitetet joserbe në Kuvend kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me Ramush Haradinajn.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nesër do t’i dërgohet ftesa për takim edhe përfaqësuesve të Listës Serbe, shkruan lajmi.net.