Vetëvendosje pranohet si anëtar observues i Internacionales Socialiste

Këshilli i Internacionales Socialiste e ka hedhur sot në votim dhe e ka miratuar unanimisht kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje si anëtar observues në këtë organizatë ndërkombëtare të partive socialdemokrate.

Lajme

27/06/2018 15:10

Deri para këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje merrte pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales, thuhet në njoftimin e VV-së

Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partië e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota./Lajmi.net/