Vetëvendosje për një orë “i hëngri” mbi 600 mijë bukë

Trepça është e jona, ndërtesa e Qeverisë nuk është!, kjo mund të ishte motoja më e saktë e protestës të së shtunës të Vetëvendosjes.

Lajme

25/01/2015 09:25

Sikur edhe herëve të tjera, edhe kjo protestë e organizuar nga VV, dhe e përkrahur nga forca të tjera politike dhe grupe të interesit, që përmblidhte afërsisht rreth 7-8 mijë protestues, përshkallëzoi në dhunë, shkruan Indeksonline.

Në ndërtesën e Qeverisë janë bërë dëme materiale, që përfshin një kosto rreth 200 mijë euro. Nëse kjo kalkulohet, duke u bazuar në stilin propagandues të Vetëvendosjes, atëherë me këtë kosto mund të bliheshin mbi 600,000 bukë.

Udhëheqësit e Vetëvendosjes dje kanë thënë se për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e protestës do t’i angazhojnë 1,000 kujdestarë.