Vetëvendosje nuk e merr seriozisht Daniel Serwerin (Video)

Ditë më parë analisti amerikan Daniel Serwer, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e ka parë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, nëse Qeverinë do ta kryesonte ish kreu i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lajme

27/06/2017 21:49

Kandidati për kryeministër Albin Kuti ka filluar të bëjë thirrje për koalicion me LDK-në për formimin e qeverisë së ardhshme, por për një analist të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, perspektiva e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti mund të sillte probleme kushtetuese.

Ndërsa kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu për Tribuna Channel tha se deklaratat e Daniel Serwerit nuk duhet të merren për bazë, pasi sovrani ka vendosur kush duhet t’i përfaqësoj ata dhe jo qytetarët të cilët jetojnë në Washington.

Kurse analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha se deklaratat e ndërkombëtarëve ndaj Albin Kurtit nuk qojnë shumë peshë për të, ato më shumë luajnë rol ndaj subjekteve të tjera politike.

YouTube player